Kulturë

“Urdhra vrasjesh nga Beogradi” zbardh në Tiranë krimet e ish-Jugosllavisë

Produksioni gjerman “Urdhra vrasjesh nga Beogradi” përshkruan historinë e terrorizmit shtetëror jugosllav treguar për herë të parë nga këndvështrimi i viktimave
 

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Tiranë ka qenë nikoqir i një dokumentari që flet për Sigurimin e Shtetit por të atij të ish-Jugosllavisë. Dokumentari “Urdhra vrasjesh nga Beogradi” nën regji të Dragan Çotiqit është dhënë në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, organizuar nga akademia e filmit dhe multimedias “Marubi” në Tiranë.

Produksioni gjerman përshkruan historinë e terrorizmit shtetëror jugosllav treguar për herë të parë nga këndvështrimi i viktimave. Shërbimi Sekret komunist i Jugosllavisë, sipas të dhënave të ofruara në këtë dokumentar, vrau të paktën 78 mërgimtarë kroatë në mbarë botën. Viktimat më të reja ishin edhe 3 e 9-vjeçarë. Shumica e vrasjeve janë kryer në Republikën Federale të Gjermanisë. Sipas të dhënave të dokumentarit, 37.