Kulturë

Zbulohet piktura e panjohur e Raffaellos e vitit 1504

Versioni i Raffaellos konsiderohet stilistikisht dhe teknikisht më superior dhe mund të vërehen ndikime të ndjeshme prej Leonardo da Vinçit
 

Një pikturë e panjohur deri tash e rilindësit italian Raffaello Santi, e cila paraqet Maria Magdalenën, është gjetur së fundmi, kanë njoftuar ekspertët në një konferencë ndërkombëtare në Pergola, qytet në provincën qendrore italiane të Pesaros dhe Urbinos.

Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” ka raportuar se bëhet fjalë për një vepër arti për të cilën ka qenë model Chiara Fancelli, e që është pikturuar në një panel plepi me dimensionet 46 me 34 centimetra. Daton në vitin 1504.