Kulturë

Luana Bajrami: Në film eksploroj njeriun, Kosova është inspirim

Luana Bajrami: “Është me rëndësi për mua të jap inspirim dhe të eksploroj tematikën e rinisë, por më gjerësisht tematikën e njeriut”
Luana Bajrami: “Është me rëndësi për mua të jap inspirim dhe të eksploroj tematikën e rinisë, por më gjerësisht tematikën e njeriut”
 

Prej Cannesit para dy vjetësh e në Venecia sivjet, aktorja e regjisorja Luana Bajrami tashmë është emër i njohur në alamet festivalesh si këto. Nëpërmjet filmave të saj i jep zë Kosovës, inspirimin e merr prej këtu, eksploron rininë e këtij vendi, por në fakt vetë ajo është inspirim për të rinjtë. “Bota jonë”, është një histori suksesi e bota e Luana Kodrës filmi. Një tjetër film e ka sjellë së fundmi edhe në Prishtinë. “Kosova për mua është inspirim shumë i madh dhe besoj që ka shumë storie për të treguar”, thotë Kodra

Si regjisore ka realizuar dy filma të gjatë dhe me të dy ka goditur në shenjë. Para dy vjetësh “Luaneshat e kodrës” u dha premierë botërore në Festivalin e Cannes, kurse “Bota jonë” sivjet është shfaqur premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. I pari njihet si festivali i festivaleve, kurse i dyti është ngjarja më e vjetër e filmit në botë. Madje Festivali i Venecias sivjet kishte jubileun e 80-të. Prej qytetit që e karakterizojnë ishujt e urat, Luana Bajrami për disa ditë ka aterruar në Prishtinë. Ka ardhur në “Prishtina Inernational Film Festival” pasi filmi ku luan ajo, “Toka brenda meje”, kishte premierën kosovare. Bajrami (22), njëra prej aktoreve e regjisoreve më premtuese nga Kosova, në një intervistë për KOHËN ka përshkruar rrugëtimin e saj, filmat që ka realizuar, temat që e ngacmojnë dhe qëllimet që synon t’i realizojë nëpërmjet artit.

Te “Bota jonë”, që pritet ta ketë premierën në Kosovë në pranverën e vitit që vjen, paralelisht me Francën ajo trajton një rrëfim të rinjsh. Me Kosovën në prag të pavarësisë, rrëfimi zë fill më 2007, ku paralelisht me atë që synonte të bëhej shtet edhe dy vajza vihen në kërkim të vetvetes duke marrë vendime që çojnë drejt emancipimit të tyre. Në Venecia ishte edhe si aktore me filmin “A Short Trip” të Erenik Beqirit, që edhe fitoi çmim. Bajrami planifikon që të vazhdojë me të dyja profesionet.