Kulturë

Ismail Kadareja dekorohet me urdhrin “Hasan Prishtina”

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare është dekoruar me urdhrin “Hasan Prishtina”. Në një ceremoni të organizuar të mërkurën nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kadareja është cilësuar si “shembull i vyer për popullin shqiptar”.

“Si mirënjohje në emër të popullit të Kosovës, nderojmë shkrimtarin tonë të shquar, zotin Ismail Kadare vepra e të cilit është enciklopedi artistike e jetës së rëndomtë të shqiptarëve, e historisë së tyre, dokeve e traditave dhe mbi të gjitha e gjuhës shqipe”, ka thënë Osmani teksa i ka ndarë urdhrin Kadaresë.