Kulturë

Ismail Kadare, mysafir nderi i Panairit të Librit në Prishtinë

Besian Zeneli, Ismail Kadare dhe Edon Zeneli, Tiranë, 31 maj 2023
 

Shkrimtari shqiptar me nam botëror, Ismail Kadare, është i ftuari i nderit i edicionit të sivjetmë të Panairit të Librit në Prishtinë. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur botuesi i veprave të Kadaresë, Bujar Hudhri, pas një takimi që shkrimtari ka pasur me kryetarin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli.

“Biseduam me Besian Zenelin dhe Edon Zenelin, djemtë e shkrimtarit dhe botuesit të njohur Abdulla Zeneli. Kuvenduam me ta si përfaqësues të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, për detajet e fundit për ceremoninë e hapjes së Panairit të 23-të të Librit në Prishtinë, ku shkrimtari ynë i shquar do të jetë i ftuar nderi”, ka njoftuar Hurdhri në rrjete sociale.