Kulturë

“Ura me tri harqe” lidh me art qendrat universitare shqiptare

Kori i Orkestrës së Fakultetit të Arteve në UP, të enjten, në hapjen solemne të edicionit të 13-të të “Urës me tri harqe”
 

Me muzikë e këngë është hapur edicioni i trembëdhjetë i festivali “Ura me tri harqe”, një bashkëpunim midis Universitetit të Arteve në Tiranë, Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, si dhe Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Përfaqësuesit e të tria institucioneve kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave midis profesorëve dhe studentëve të këtyre institucioneve.

Universiteti i Prishtinës është nikoqiri i sivjetmë i “Urës...”, që promovon dhe u jep hapësirë ta shpërfaqin talentin e tyre studentëve të arteve. Për dy ditë shpalos koncerte, ekspozita, shfaqje filmash të metrazhit të shkurtë, biseda e të tjera. Krejt janë vepra studentore.