Kulturë

Qielli i zbrazët

Richard Wagner
 

Me rastin e vdekjes së shkrimtarit gjermano-rumun Richard Wagner, një njohës i sinqertë i Ballkanit dhe kritik i rreptë i shovinizmit serbomadh.

“Kur u linda më 1952 në Banatin rumun, Stalini ende ishte gjallë. Tani kur po shkruaj këtë libër në vitin 2002 në Berlin, diktatori Millosheviq gjendet para gjyqit në Hagë”. Këta rreshta gjenden në faqen e 12-të të librit të Richard Wagnerit “Qielli i zbrazët. Udhëtim në brendi të Ballkanit” (Der leere Himmel. Reise ins Innere des Balkans).

Fillova ta shfletoj këtë vepër sonte pasi lexova lajmin se ka vdekur Richard Wagner. Pjesët më interesante janë të theksuara me një marker me ngjyrë të kaltër. Prej mbi 300 faqeve të librit shumë pjesë, ndoshta gati gjysma, janë të markuara.