Kulturë

Aktori e producenti që ishte afër “Oscarit” me dy projekte të reja kinematografike

“Xhirimet kanë përfunduar, momentalisht është duke u bërë montazhi në Itali dhe pastaj do të vijë në Kosovë të bëhet montazhi i zërit, miksi e këto gjëra të tjera. Aty luan Ilire Vinca nga Kosova, jam shumë i lumtur që luan një aktore kosovare. Ajo e luan greken në këtë rast”, ka treguar Eshref Durmishi për një prej projekteve, pjesë e të cilit është
 

Ka marrë pjesë në projekte të shumta filmike e teatrore si para kamerave e prapa tyre. Megjithatë filmi “Shok” mbetet suksesi më i madh i Eshref Durmishit, jo veç për nominimin për “Oscar”, por edhe për faktin se aty zë vend edhe një pjesë e jetës së tij. Në listën e projekteve të tij filmike ka paralajmëruar se do të renditen edhe dy filma të rinj, të cilët janë në proces të realizimit

Kur flet për karrierën e tij artistike, aktori Eshref Durmishi ngërthen edhe historitë e tij e të të tjerëve në skenë. Ka marrë pjesë në projekte të shumta filmike e teatrore si para kamerave e prapa tyre. Megjithatë filmi “Shok” mbetet suksesi më i madh, jo veç për nominimin për “Oscar”, por edhe për faktin se aty zë vend edhe një pjesë e jetës së tij. Në listën e projekteve të tij filmike ka paralajmëruar se do të renditen edhe dy filma të rinj, të cilët janë në proces të realizimit.

I ishte dashur të largohej nga vendi për shkak të rrethanave të luftës dhe me t’u kthyer në Kosovë vendosi ta ndiqte karrierën në aktrim. Me të gjetur kryeqytetin të lirë, i ishte dukur se nuk po ngopej duke shëtitur nëpër rrugët e Prishtinës pa frikën e policisë serbe. Ndonëse shkollimi i mesëm nuk përkonte aspak me atë që bën sot, ishte viti 2004 kur vendosi të aplikonte për aktrim në Universitetin e Prishtinës. E kishte dashur gjithmonë dhe dashuria e tij për skenën reflekton edhe sot. Dëshmi për këtë është angazhimi i tij në projekte filmike e teatrore si aktor e producent.