Kulturë

Qeveria kujtohet për Muzeun e shkatërruar të Muzikës në Gjakovë

Përderisa Muzeu i Muzikës në Gjakovë ka arritur deri në prag të demolimit total shkaku i vandalizmave, institucionet qendrore kanë paralajmëruar ndërhyrje emergjente
 

Me shqetësimet për “pamjet tmerruese” të Muzeut të Muzikës në Gjakovë është paralajmëruar se Ministria e Kulturës sivjet do t’u rreket ndërhyrjeve emergjente në këtë objekt të cilit, pos pianos në gjendje të mjerueshme të akademik Rauf Dhomit, nuk i mungojnë vetëm instrumentet, por edhe dyer, dritare e faqe muresh. Përgjigjja që ka dhënë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tërthorazi ka qenë shfajësim i institucionit që udhëheq përballë gjendjes së mjerueshme të Muzeut e të monumentit

Kur pak ka shpëtuar prej Muzeut të Muzikës në Gjakovë, Qeveria, e cila vetë e ndërtoi para nja një dekade, tash është kujtuar që të bëjë ndërhyrje emergjente. Është zotuar se do ta konkretizojë këtë sivjet dhe zotimin e ka dhënë të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Përgjigjja që ka dhënë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tërthorazi ka qenë shfajësim i institucionit që udhëheq përballë gjendjes së mjerueshme të Muzeut. Reagimi vjen një javë pas “pamjeve tmerruese” të Muzeut, siç janë cilësuar edhe prej atyre që e kanë hapur këtë çështje tek tash.