Kulturë

Artisti i mozaikëve hap horizonte drejt skenës artistike ndërkombëtare

“‘Pinacotheque’ jep certifikatën për kualitet të lartë artistik të Alkent Pozhegut si njohje nga muzeu për pjesëmarrje në përzgjedhjen ndërkombëtare në ‘Luxembourg Art Prize 2022’. Vetëm artistët më meritorë e pranojnë këtë certifikatë. Komiteti përzgjedhës i Muzeut përgëzon artistët dhe i inkurajon të vazhdojnë krijimtarinë e tyre”, shkruhet në certifikatën elektronike të lëshuar nga muzeu “Pinacotheque”
 

Arti i Alkent Pozhegut tashmë është certifikuar në Luksemburg, me çka edhe i janë hapur dyert e sukseseve ndërkombëtare në skenën artistike. Një certifikatë për arritje artistike i është ndarë në dhjetorin e kaluar, e të cilën Pozhegu e ka pranuar këto ditë dhe e ka ndarë me ndjekësit e artit të tij

Arti i Alkent Pozhegut ka shëtitur botën nëpërmjet ekraneve elektronike, si rrjedhojë e raportimeve të mediumeve botërore për mozaikët e punuara prej tij. Veçanërisht kishte bërë bujë punimi i portretit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në fillim të marsit, pak pasi kishe nisur pushtimi i Ukrainës nga agresioni rus. Me anë të drithërave kishte projektuar edhe portretin e mbretëreshës Elizabeta II në nderim të personalitetit të saj në botë e në vend. Në dy rastet, artin e vuri në shërbim të solidaritetit me luftën e figurën e shquar botërore, por vlerësimi artistik profesional për 46-vjeçarin nga Gjakova u vulos në përfundim të vitit të kaluar. Arti i tij u njoh nga muzeu “Pinacotheque” nëpërmjet “Luxembourg Art Prize 2022” .

Arti i Alkent Pozhegut tashmë është certifikuar në Luksemburg me çka edhe i janë hapur dyert e sukseseve ndërkombëtare në skenën artistike. Një certifikatë për arritje artistike i është ndarë në dhjetorin e kaluar e të cilën Pozhegu e ka pranuar këto ditë dhe e ka ndarë me ndjekësit e artit të tij. “‘Pinacotheque’ jep certifikatën për kualitet të lartë artistik të Alkent Pozhegut si njohje nga muzeu për pjesëmarrje në përzgjedhjen ndërkombëtare në ‘Luxembourg Art Prize 2022’. Vetëm artistët më meritorë e pranojnë këtë certifikatë. Komiteti përzgjedhës i Muzeut përgëzon artistët dhe i inkurajon ta vazhdojnë krijimtarinë e tyre”, shkruhet në certifikatën elektronike të lëshuar nga muzeu “Pinacotheque”.