Kulturë

Vdiq maestroja i pikturës, Daut Berisha

 

Jeta e tij artistike qe e bujshme, veprat po ashtu, dhe ato zunë vend në galeri të njohura në Paris, sikurse edhe në koleksione private. Por në kontrast është vdekja e tij. Iku pa fort bujë, me amanetin që të varrosej në Prishtinë, që kumti për vdekjen e tij të mos bënte jehonë, pa komunikata për media, e në varrim të merrnin pjesë vetëm një grup i vogël familjarësh. Fjala e tij u çua në vend. Daut Berisha, mjeshtri i pikturës me një karrierë mbresëlënëse në kryeqendrën botërore të artit, vdiq të hënën e kësaj jave në Prishtinë, ku erdhi së voni, kur iu rëndua gjendja shëndetësore. Ishte 76 vjeç. U varros të mërkurën po në Prishtinë. Kanë qenë familjarët e tij të afërt që e kanë konfirmuar lajmin.

Daut Berisha u lind më 1946 në Pejë, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm.