Kulturë

Filmi i Sean Penn për Zelenskyn gati për premierë në Berlinale

“Presidenti i Ukrainës, Zelenskyy, dhe populli ukrainas janë ngritur si simbole historike të guximit dhe parimit”, ka thënë Sean Penn kur filloi lufta. “Nëse e lejojmë të luftojë e vetme, shpirti ynë si Amerikë humbet”
 

Dokumentari e portretizon presidentin Ukrainas, Volodymyr Zelensky, në kohë lufte. I titulluar “Superpower”, ky projekt kinematografik do ta ketë premierën në Festivalin e Filmit në Berlin.

Bashkëdrejtuesit e Berlinales, Carlo Chatrian and Mariette Rissenbeek, e kanë konfirmuar se Festivali i Filmit në Berlin do të solidarizohet me Ukrainën dhe me Iranin nëpërmjet ngjarjeve dhe shfaqjeve të ndryshme.