Kulturë

Një festë e bibliofilisë në Zürich

“Rrëfime të shkurtra për një ditë të gjatë. Një kronikë e pazakonshme e shekullit të 20-të” me autor Enver Robellin është promovuar në Bibliotekën Publike Pestalozzi në Zürich (Foto: Visar Kryeziu)
 

Një falënderim nga zemra e me përulësi për mbi 300 dashamirës të librit që morën pjesë në prezantimin e veprës “Rrëfime të shkurtra për një ditë të gjatë. Një kronikë e pazakonshme e shekullit të 20-të”, në Bibliotekën Publike Pestalozzi në Zürich

“Kultura nuk i shpëton njerëzit nga humnera, por kultura së paku nuk i shtyn njerëzit drejt humnerës”.

E kisha lexuar diku në shtypin gjerman këtë fjali së fundi dhe m’u duk e përshtatshme ta citoja si moto për promovimin e librit tim “Rrëfime të shkurtra për një ditë të gjatë. Një kronikë e pazakonshme e shekullit të 20-të”.