Ai do të më telefononte natën vonë prej ndonjë vendi nga rruga, ndonjë qyteti fantazmë në Teksas, gjatë një ndalese për pushim në afërsi të Pittsburghut, ose nga Santa Fe, ku ishte parkuar në shkretëtirë, tek dëgjonte ulërimat e kojotave, shkruan “The New Yorker” transmeton “Koha Ditore”.
Por më së shpeshti, ai do të më thërriste nga shtëpia e tij në Kentucky, në ndonjë natë të ftohtë, kur askush s’mund të dëgjonte frymëmarrjen e yjeve. Ishte thjesht një telefonatë e vonë nate, e papritmas, po aq befasuese sa një kanavacë i Yves Kleinit: e kaltër për të humbur në të, e kaltër sa që mund të çonte kudo. Do të zgjohesha nga gjumi me qejf, e përgatisja nga një “Nescafe” dhe do të flisnim për gjithçka. Për smeraldët e Cortezit, apo për kryqëzimet e bardha në Flanders Fields, apo për fëmijët tanë, ose edhe për historinë e Kentucky Derby (garës me kuaj v.j.)
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.