Zbulime arkeologjike të rastit nga Kaliçani i Istogut

Zbulime arkeologjike të rastit nga Kaliçani i Istogut

05 August 2017 13:00

Territori rreth Istogut është një ndër pjesët më të pasura të Kosovës me gjetje arkeologjike dhe dita-ditës kjo pasuri vjen e zbulohet, meqë nëpër fshatrat e këtij rajoni vite me radhë bëhen gjetje të shpeshta të rastit të artefakteve të ndryshme arkeologjike që kronologjikisht u përkasin periudhave të ndryshme historike, shkruan Naser Ferri për numrin e sotëm në “Koha Ditore”.

Falë kushteve gjeografike-natyrore dhe pozitës strategjike, i tërë rajoni i Istogut paraqet thesar të pashtershëm të gjetjeve arkeologjike, ndërsa nga fshatrat e këtij rajoni dallohen: Syrigana, (Suhogërlla), Baja, Cerkolezi, Vrella, Studenica, Kaliçani, Banja, Bajica, Veriqi, Dobrusha, Koshi, Llukavci i Thatë, Staradrani e disa të tjera, meqë janë nga vendbanimet kosovare me shumë specifika karakteristike. Të vendosura rrëzë malit Mokna, këto fshatra të Komunës së Istogut nga fshatrat e Komunës së Skënderajt i ndan lumi Gujavç, i cili njëkohësisht e ndan Rrafshin e Kosovës me rajonin e Dukagjinit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme