Kulturë

Ministria mbetet në “analizimin” e projektit të Muzeut të Historisë së Natyrës për më shumë se një vit

Muzeu i Historisë së Natyrës fillimisht qe paralajmëruar të ndërtohej në kryeqytet, por MKRS-ja – që asokohe udhëhiqej nga ish-ministri Kujtim Shala – dhe Komuna e Prishtinës nuk ishin marrë vesh. Më 12 dhjetor të vitit 2016, Komuna e Fushë-Kosovës kishte marrë vendim për ta aprovuar kërkesën për caktimin e lokacionit. Parcela qe ndarë në hapësirën që quhet “Te pishat”, në fshatin Sllatinë e Vogël

Ministria e Kulturës ka hyrë në një proces rivlerësimi të projektit të Muzeut të Historisë së Natyrës dhe për më shumë se një vit nuk ka epilog. Sa i përket buxhetit, të paktën për vitin që vjen, institucioni më i lartë kulturor ka hequr dorë nga ky projekt. Nuk ka paraparë asnjë cent për vitin e ardhshëm.

 

“Projekti i Muzeut të Natyrës ka pasur mangësi. Gjatë zbatimit të punimeve nuk janë zhvilluar punët sipas planit dinamik. Ka pasur ngecje në zbatim, dhe Ministria është duke bërë prerje të situacionit ku bëhet vlerësimi i punëve të kryera, për të vazhduar me hapat e mëtejmë, për shkëputje të kontratës, sipas dispozitave ligjore”, shkruhet në përgjigjet e Ministrisë së Kulturës. Prej dhjetorit të vitit 2019, nuk është punuar në ndërtimin e objektit në Sllatinë të Fushë-Kosovës, në zonën e njohur si “Te pishat”.

Ministria e Kulturës ka hyrë në një proces rivlerësimi të projektit të Muzeut të Historisë së Natyrës dhe për më shumë se një vit nuk ka epilog. Sa i përket buxhetit, të paktën për vitin që vjen, institucioni më i lartë kulturor ka hequr dorë nga ky projekt. Nuk ka paraparë asnjë cent për vitin e ardhshëm.

Analizimi i punëve të kryera bashkë me studimin e fizibilitetit kanë marrë më shumë se një vit dhe nuk ka përfunduar.