Kulturë

“Art Without Limit” mbyll kapitullin që solli universe të pafundme

Me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të shtunën në “Kino Armata”, ka përfunduar edicioni i tretë Festivalit “Art Without Limit”
 

Me ndarje çmimesh ka përfunduar edicioni i tretë i Festivalit ndërkombëtar të filmit, “Art Without Limit”. Nga përfaqësues të lartë të institucioneve të shtetit të Kosovës, por edhe atyre të huaja, festivali u vlerësua si një shembull i shkëlqyer i përkrahjes së personave me aftësi të kufizuara.

Ceremonia të shtunën mbrëma në “Kino Armata”, nisi me tingujt e pianos së Unik Ukshinit dhe violinës së Engjëll Haxhikadrijajt të cilët bënë për vete publikun i cili i përshëndeti me duartrokitja të pafundme. Megjithatë, hiç më pak emocionuese nuk qe as performanca e dy motrave Blerina e Alda Shalari nga Tirana të cilat, epara në piano dhe e dyta në këndim, interpretuan me mjeshtri, këngën e Louis Armstrongut, “What e Wonderful World”.