Kulturë

“Muzeu i fëmijërisë” ruan rrëfimin për fatin e përbashkët të shqiptarëve

Me piktura që prej vitit 1997 e deri në vitin 2022, Eshref Qahili tregon se është vigjilent ndaj rrethanave. Gjithçka ka gjurmët e kujtimeve të tij

E natyrshme, veprat janë pikëvështrime personale të artistit, por te universaliteti është fuqia e artit të Eshref Qahilit. Me ekspozitën e tij personale, “Muzeu i fëmijërisë”, ai shpalos kapitull pas kapitulli jo vetëm fatin e rrugëtimin e tij, por të krejt popullit. Punimet e tij rëndojnë edhe mbi sakrificën e së kaluarës. Secili i këtyre anëve dhe jo vetëm, në veprat e tij ta gjejë të dokumentuar fatin e vet

Piktori është i pashkëputur nga kujtimet e motivet e së kaluarës. Kjo hetohet që në takimin e parë me “Muzeun e fëmijërisë”, siç është titulli i ekspozitës së piktorit të njohur Eshref Qahili, e hapur të enjten mbrëma në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Është retrospektivë me punime që prekin periudha e cikle të ndryshme. Qahili sheh në pasqyrë motivet e së kaluarës. Kohët për të bëhen bashkë nëpërmjet veprave. Ato shoqërohen me skica të pafundme. Rrallë bindet që piktura e tij është përfunduar. Atyre u kthehet disa herë për të lënë gjurmë të reja nga rrugëtimi i tij artistik gjysmëshekullor. Me vija, ngjyra e teknika të ndryshme, Qahili dëshmon se bart ngjashmëritë nga cikli në cikël, por në secilën pikturë ka diçka origjinale e të re.