Kulturë

“Nëntor i ftohtë” thyen akullin në “Netflix”

“Nëntor i ftohtë” tash edhe në “Netflix” shpalos rrëfimin bazuar në ngjarje të vërteta, në një kohë të turbullt të fillimviteve ‘90 në Kosovë
 

Pikërisht në nëntor, filmi “Nëntor i ftohtë” ka shpërndarë alamet lajmi. Është përfshirë në gjigantin “Netflix” dhe aty do të jetë pesë vjet. “Për ne është shumë e rëndësishme, ngase ‘Netflix’ është platforma më e madhe dhe më me ndikim në botë. Uroj që sa më shumë projekte shqiptare të shihen në këtë platformë”, ka thënë për KOHËN regjisori i filmit, Ismet Sijarina

Katër vjet pas premierës botërore, filmi “Nëntori i ftohtë” i regjisorit Ismet Sijarina ka hapur një tjetër kapitull që shënjon edhe kinematografinë e Kosovës, duke thyer akullin në platformën gjigante botërore. Të shtunën i është bashkuar “Netflixit”. Aty do të jetë për pesë vjet.

“Të dashur miq, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se duke filluar nga sot, më 26 nëntor, dhe për pesë vitet e ardhshme, do të keni mundësi të shihni filmin tonë ‘Nëntori i ftohtë’ në ‘Netflix International’ dhe ‘Netflix Europe’”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.