Mbi 200 filma pjesë e edicionit të 16-ë të Doku Festit

01 August 2017 19:26

Më shumë se 200 filma do të jenë pjesë e edicionit të 16-të të festivalit të filmit, Doku Fest.

Këtë vit, fokus i festivalit është e ardhmja për të cilën organizatorët shpresojnë të jetë më e mirë dhe të rrisin optimizmin për të ardhmen përmes këtij programi, raporton KTV.

Përveç zhanreve të ndryshme, këtë vit do të ketë filma për fëmijë, që do të shfaqen enkas për ta.

Për shkak të interesimit të madh për pjesëmarrje në këtë festival, programi këtë vit është më i zgjeruar, si dhe do mbahet më gjatë se zakonisht.

Risi e këtij viti është hapja e kinemasë në Kalanë e Prizrenit, ku shikuesit do të kenë mundësi të shohin filma me pamje nga qyteti.

Përveç kësaj, nuk do të mungojnë as rrymat e muzikore në pjesë të ndryshme të qytetit.

Nita Deda, drejtoreshë e festivalit, ka folur edhe për vështirësitë e organizimit dhe mungesën e mbështetjes financiare. Festivali do të mbahet nga data 4 deri më 12 gusht.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme