Kulturë

“Peja Jazz” si çlirim me një eksperiencë të paharruar muzikore

Prej të shtunës së kësaj jave, për katër net, “Peja Jazz” në edicionin e tretë, sjell katër net muzikore në kinemanë “Jusuf Gërvalla” (Foto: Elmedina Arapi/Peja Jazz)
 

Deri të hapja e “Peja Jazz” kanë mbetur edhe pak ditë. Edicioni i tretë këtë vit do të mbledhë emra të shquar të këtij zhanri muzikor. Artistë vendorë si Elina Duni e Rona Nishliu, e të huaj si Ana Carla Maza do të përplasin botëkuptimet e tyre muzikore në skenë. Një prej yjeve botërorë është artisti italian Vinicio Capossela. “Në këtë kohë kur si shoqëri prapë përballemi nga shumë sfida, ‘Peja Jazz’ vjen si ’çlirim’ nga shabllonet e formave të organizimit të ngjarjeve muzikore”, ka thënë Dardan Selimaj, kuratori artistik i “Peja Jazz”,

Botë kontraste e të përafërta që lidhen me muzikën jazz do të presin publikun në sallën e kinemasë “Jusuf Gërvalla” për katër net me radhë. Gërshetim zërash e instrumentesh të ndryshme që përfaqësojnë kultura të largëta do të karakterizojnë evenimentin muzikor të jazzit në Pejë.

Deri te hapja e “Peja Jazz” kanë mbetur edhe pak ditë. Edicioni i tretë edhe këtë vit do të mbledhë emra të shquar të këtij zhanri muzikor. Artistë vendorë e të huaj do të përplasin botëkuptimet e tyre muzikore në skenë.