Kulturë

Filharmonia bashkon stile e interpretues në mbrëmjen unike të muzikës

“Në koncerte jam gjithnjë shumë i lumtur. Sonte jam kënaqur shumë. Duke luajtur krejt audienca dhe orkestra ishin shumë të koncentruara. Jam kënaqur shumë”, ka thënë oboisti koreanojugor Seong Young Yun (Foto: Arben Llapashtica)

Është prej oboistëve më të dalluar të gjeneratës së tij. Gjendet për herë të parë në Kosovë për të interpretuar një prej veprave të njohura të kompozitorit me nam Wolfgand Amadeus Mozart. Koncerti për obo në C-dur i kompozitorit austriak është një prej veprave kryesore për këtë instrument. Orkestra e Filharmonisë së Kosovës ka zgjedhur që këtë vepër ta sjellë në koncertin e së dielës mbrëma me solist koreanojugorin Seong Young Yun.

 

Publiku në këtë koncert u është kthyer interpretimeve sfiduese të Filarmonisë nën dirigjimin e Gregory Charette. Vepra e Mozartit ka shpërfaqur edhe virtuozitetin e oboistit Seong Young Yun, i cili pos në Kore të Jugut ka studiuar edhe në Paris, ku edhe jeton. Si solist që numëron disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, Young Yun së bashku me Orkestrën kanë bërë që Atelieja e Pallatit të Rinisë dhe Sportit të marrë ngjyra evropiane sa i përket muzikës. Vetë ai e ka veçuar këtë koncert si një përjetim tejet emocional

Është prej oboistëve më të dalluar të gjeneratës së tij. Gjendet për herë të parë në Kosovë për të interpretuar një prej veprave të njohura të kompozitorit me nam Wolfgand Amadeus Mozart. Koncerti për obo në C-dur i kompozitorit austriak është një prej veprave kryesore për këtë instrument. Orkestra e Filharmonisë së Kosovës ka zgjedhur që këtë vepër ta sjellë në koncertin e së dielës mbrëma me solist koreanojugorin Seong Young Yun.

Vepra e kompozuar më 1777 ka dërguar publikun nëpër krijimet e bujshme të Mozartit nën interpretim të orkestrës dhe oboistit virtuoz.