Kulturë

Perlat e kulturës shqiptare mbyllin kapitullin e “Manifesta 14”

Artistë, bashkëpunëtorë, stafi i Bienales e artdashës janë bërë një në festën e fundit për këtë edicion. Pikërisht në natën e fundit i është dhënë hapësira muzikës tradicionale shqiptare. Në hapësirën që është vlerësuar nga Bienalja si zemra e artit e kulturës janë interpretuar perlat e këngës iso-polifonike të Jugut të Shqipërisë nga grupi iso-polifonik “Saz’iso”

Që nga larg ish-Tjegullores vërehej atmosferë feste në këtë hapësirë dhe për këtë ishin simbolikë oxhaqet e ndriçuara.
Muret e veshura me ngjyrat e Bienales e ato shumëngjyrëshe që kanë ndriçuar hapësirën kanë krijuar ambient të ngrohtë të një mbrëmjeje vjeshte në kryeqytet. Disa ulëse ishin vendosur për të pranishmit e shumtë derisa mund të shijonin ngrohtësinë pranë disa zjarreve të ndezura. Kjo kishte qenë gati krejt atmosfera në natën përmbyllëse të edicionit të 14-të të bienales nomade “Manifesta” në Prishtinë. Të dielën mbrëma me një koncert e ceremoni madhështore është përmbyllur në Fabrikën e Tullave rrugëtimi 100-ditor.

 

Rrugëtimi 100-ditor i bienales nomade evropiane “Manifesta” në edicionin e 14-të në Prishtinë ka përmbyllur aktivitetet. Mes qindra të mbledhurve, aktiviteti i fundit i Bienales ka qenë koncerti i grupit “Saz’iso”, të cilët kanë interpretuar këngët e Jugut të Shqipërisë

Që nga larg ish-Tjegullores vërehej atmosferë feste në këtë hapësirë dhe për këtë ishin simbolikë oxhaqet e ndriçuara.
Muret e veshura me ngjyrat e Bienales e ato shumëngjyrëshe që kanë ndriçuar hapësirën kanë krijuar ambient të ngrohtë të një mbrëmjeje vjeshte në kryeqytet. Disa ulëse ishin vendosur për të pranishmit e shumtë derisa mund të shijonin ngrohtësinë pranë disa zjarreve të ndezura. Kjo kishte qenë gati krejt atmosfera në natën përmbyllëse të edicionit të 14-të të bienales nomade “Manifesta” në Prishtinë. Të dielën mbrëma me një koncert e ceremoni madhështore është përmbyllur në Fabrikën e Tullave rrugëtimi 100-ditor.

Artistë, bashkëpunëtorë, stafi i Bienales e artdashës janë bërë një në festën e fundit për këtë edicion. Pikërisht në natën e fundit i është dhënë hapësira muzikës tradicionale shqiptare. Në hapësirën që është vlerësuar nga Bienalja si zemra e artit e kulturës janë interpretuar perlat e këngës iso-polifonike të Jugut të Shqipërisë nga grupi iso-polifonik “Saz’iso”. Tingujt e klarinetës kanë qenë të parët që janë dëgjuar. Të fyellit, çiftelisë e defit janë bashkuar më pas në ansamblin e tingujve ashtu sikur edhe në këndim. Ka qenë edhe promovim i instrumenteve të muzikës shqiptare si pjesë e grupit të asaj që në fillim të Bienales ishte quajtur diplomaci kulturore në botë. Në masë të madhe, të pranishmit kanë qenë nga shtetet evropiane.