Kulturë

Një poemë, tri versione për lexim të ri të veprës së Ali Podrimjes

Nëse Podrimja kishte pakënaqësi estetike apo politike, është njëra prej çështjeve që zbërthen Sali Bytyçi në monografinë “Dritëhijet e poemës së Ali Podrimjes për Kosovën”, të përuruar të martën në Institutin Albanologjik të Prishtinës

U botua në kohë të ndryshme, me tituj të ndryshëm dhe në tri versione të ndryshme. Fillimisht, në vitin 1961, u botua në faqet e revistës letrare “Jeta e re” me titullin: “Metohija në vjetin e madh 1941”. Kurrë më s’u ribotua e tillë. Pasuan të tjerat, dhe u bë njëra prej poemave më të njohura të Ali Podrimjes me vargun e famshëm, “Unë biri yt Kosovë”. “Dritëhijet e poemës së Ali Podrimjes për Kosovën”, nga Sali Bytyçi niset prej një pyetjeje bazike: “Përse e ndryshoi dhe e rikrijoi poeti këtë poemë?”

“Dritëhijet e poemës së Ali Podrimjes për Kosovën” të shkrimtarit, poetit e studiuesit të letërsisë shqipe, Sali Bytyçi, është titulli i ri i cili nëpërmjet një poeme sjell lexim të ri jo vetëm të saj, por edhe të krijimtarisë së mjeshtrit të vargut. Është përuruar të martën në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Shkrimtarë, studiues e dashamirë të letërsisë, veçmas të poezisë së Ali Podrimjes, janë mbledhur në sallën e leximi të IAP-it në promovimin që është hapur nën tingujt e këngës “Unë biri yt Kosovë”, interpretuar nga Gzim Mushketa, Besa Llugiqi, Adelina Paloja dhe Armaldo Kllogjeri, e cila erdhi nëpërmjet projektorit. Kënga sjell vargjet e poezisë së famshme me po të njëjtin titull të Ali Podrimjes, ndërsa është kompozuar nga i ndjeri Feim Ibrahimi.