Kulturë

Annie Ernaux e “Nobelit” me veprat e guximshme të jetës së saj

“Vepra e saj është e pakompromis, e shkruar me gjuhë të thjeshtë e të pasur”, thuhet në njoftimin e Akademisë Suedeze, për laureaten e sivjetme të “Nobelit” për letërsi, Annie Ernaux, e cila kaherë është cilësuar si shkrimtare klasike moderne (Foto: AP)

Romanet me bazë autobiografike, që trajtojnë tema dhe janë plot detaje tejet personale, e të cilat flasin për abortin e paligjshëm, aferat, martesën e palumtur, vështirësitë e jetës, luftën me sëmundjen e kancerit e shumë gjëra të tjera që shpalosin përvojat jetësore të vetë Annie Ernaux, janë thelbi dhe palca e veprave të saj.

 

Ajo është e prerë kur pyet se prej nga gjëllijnë romanet e saj – aty thuret jeta e saj, ngjarjet që i ka përjetuar, ato që i ka parë. “Krejt çfarë kam shkruar vjen nga jeta ime. Por nuk është qëllim i imi të shkruaj për veten, e as ta përshkruaj veten time personale. Ajo ‘unë’ që e përdori është fjalë që njësoj e përfaqëson tjetrin aq sa edhe mua”, është fjalia që Annie Ernaux e përsërit në secilën paraqitje a intervistë. Të enjten shkrimtarja franceze ka marrë çmimin “Nobel” për letërsi. Akademia Suedeze e ka vlerësuar për “guximin dhe mprehtësinë me të cilën zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”. Disa prej veprave të saj janë përkthyer edhe në shqip dhe në Kosovë ka lexues të pasionuar të veprave të saj. Ndërkaq në filmin “Happening”, bazuar në veprën e saj, i cili vjet mori “Luanin e Artë” në Festivalin e Filmit në Venecie, luan edhe një aktore kosovare

Romanet me bazë autobiografike, që trajtojnë tema dhe janë plot detaje tejet personale, e të cilat flasin për abortin e paligjshëm, aferat, martesën e palumtur, vështirësitë e jetës, luftën me sëmundjen e kancerit e shumë gjëra të tjera që shpalosin përvojat jetësore të vetë Annie Ernaux, janë thelbi dhe palca e veprave të saj.

Annie Ernaux, shkrimtarja franceze, 82-vjeçare, ka marrë të enjten çmimin “Nobel” për letërsi për vitin 2022. Është vlerësuar për “guximin dhe mprehtësinë me të cilët zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.