Kulturë

Veton Nurkollari prej “Lumbardhit” si pikënisje deri te “DokuFesti” botëror

Gjatë shkollimit fillor Veton Nurkollari shpesh kishte shkuar për të parë filma në kinema. Që atëherë kinemaja “Lumbardhi” u bë vendi i tij i preferuar, e mendja nuk i kishte shkuar që vite më pas nga aty do të organizohej diçka e përmasave ndërkombëtare. Thotë se nuk i interesonte zhanri i filmave që jepeshin. Aty vinte për ta parë secilin prej tyre. Kishte një repertor të pasur të filmave

Fotografia, filmi dhe “DokuFesti” janë fjalët kyç që lidhin dekadat e punës së Veton Nurkollarit. Dhe në qendër të gjithë tregimit të tij është kinemaja “Lumbardhi”. Pikërisht nga ky vend nis rrëfimin e tij prej një qytetari që asnjëherë s’është shkëputur nga vendlindja – Prizreni. Aty u lind në vitin 1962. Gjatë fëmijërisë së tij kujton se qyteti ishte krejtësisht ndryshe. Thotë se ka qenë dyfish më i vogël, e Nurkollari kujton se jeta e tij kishte qenë dinamike brenda një familjeje të madhe.

“Qyteti ishte më i vogël dhe më intim. Ka qenë interesant të rritem në këtë qytet, për shkak të asaj se çfarë ka nënkuptuar jeta në këtë qytet. I vogël, i afërt, i këndshëm me shumë njerëz që i njeh”, tregon ai në fillim të rrëfimit të tij për “Pro X” të KTV-së. Si fëmijë anonte nga një natyrë kureshtare. Kureshtja e tij kishte mbërritur deri te yjet. Këtë e kishte bërë të ditur edhe në intervistën e parë që e kishte dhënë si fëmijë. “Më interesonte astronomia. Në intervistën e parë pata thënë që kur të rritem dua të bëhem astronom”, ka rrëfyer Nurkollari. Kështu zgjodhi drejtimin e shkencave natyrore në gjimnaz. Aty Nurkollari filloi transformimin e tij dhe hapjen ndaj botës. “Katër vjetët e gjimnazit janë të paharrueshëm, janë vite të formimit të njeriut”, rrëfen ai. Koha për t’iu nënshtruar ushtrisë Nurkollarit ia prishi rendin e studimeve. Ai dëshironte të studionte drejtimin e turizmit, që atëkohë ishte si drejtim vetëm në Rjekë dhe në Ohër. Megjithatë, para ushtrisë zgjodhi fakultetin ekonomik sa për sy e faqe. I dha disa provime, por Nurkollari nuk e ndiente këtë drejtim. Më vonë në Prizren e studioi gjuhën dhe letërsisë angleze, por as aty nuk e gjente veten. Jetën studentore e ka transformuar duke e matur me punën që e ka bërë më pas. “Atë që desha ta studioja nuk munda, e atë që e studiova nuk më pëlqente dhe kështu kurrë nuk kam studiuar. Mua mu ka bërë jeta fakultet”, tregon ai.