Kulturë

Parodizimi, edhe me flamurin me yll, ndez diskutimet deri në nivelin politik

alban nimani sunny hill komunizmi socializmi
“Shfaqja e flamurit kombëtar me yll nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në videoklip shembet komunizmi. Ne jemi shumë koshientë për persekutimet, krimet dhe vuajtjet që i ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, sepse edhe u përkasim familjeve të persekutuara”, ka bërë të ditur Alban Nimani
 

Pa u marrë me kontekstin fare, reaguesit kanë mbërritur deri në pikën sa kanë pyetur se kah po shkon shteti shqiptar, si ka mundësi që të bëhet një “provokim” i tillë e madje është kërkuar edhe shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Fotografia ku në ekranin e skenës së festivalit “Sunny Hill” në Tiranë shfaqet flamuri kombëtar me yll është komentuar gjatë gjithë ditës së hënë. Pos diskutimit në masë të gjerë, edhe drejtues politikë janë bërë pjesë e muhabetit virtual

Shkrepja e një fotografie dhe shpërndarja e saj, si ajo me flamurin me yll si simbol të socializmit, nuk do shumë kohë që karvani i reagimeve të jetë i madh. Pa u marrë me kontekstin fare, reaguesit mbërrijnë deri në pikën sa pyesin se kah po shkon shteti shqiptar, si ka mundësi që të bëhet një “provokim” i tillë e madje kërkohet edhe shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj. Fotografia ku në ekranin e skenës së festivalit “Sunny Hill” në Tiranë shfaqet flamuri kombëtar me yll është komentuar gjatë gjithë ditës së hënë. Pos diskutimit në masë të gjerë, edhe drejtues politikë janë bërë pjesë e muhabetit virtual.

Veç pas disa orësh, kur është sqaruar situata, kanë pushuar akuzat. Por, siç rëndom ndodh në Ballkan, sidomos në Shqipëri, situata është përdorur fort për akuza e kundërakuza politike.