Kulturë

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë Kalendarin e Përbashkët Kulturor

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, dhe ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro- Furxhi, nënshkruan sot në Prishtinë Protokollin e Bashkëpunimit në fushën e kulturës ndërmjet dy shteteve, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Me këtë akt, dy ministritë e kulturës, ashtu sikurse edhe viteve tjera, janë dakorduar për përfshirjen e aktiviteteve kulturore të dy vendeve, në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor. Ky kalendar, ka për qëllim njohjen dhe promovimin e ndërsjellët të kulturës shqipe, nëpërmjet realizimi të aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe shkëmbimeve të ndërsjella kulturore të institucioneve kulturës së dyja vendeve.