Kulturë

Kinematografia si avokim për të drejta e mbrojte të natyrës

DokuFest
Ndër gjashtë kinematë ku shfaqen filmat e shkurtër dhe ata dokumentarë në kuadër të “DokuFestit” dyert për të parë filma janë të hapura edhe në “Doku Kino”. Të dielën, në kategorinë “International Shorts”, janë shfaqur pesë filma të metrazhit të shkurtër. Salla ka qenë përplot me shikues të filmave të cilëve u janë shpalosur rrëfimet filmike nga shtetet e skajeve të botës

Zgjedhjet për të parë filmat lënë në mëdyshje, kur në të njëjtën kohë e në të njëjtin orar shfaqen në gjashtë kinema në Prizren. Edhe të dielën, në ditën e tretë të festivalit ndërkombëtar të dokumentarëve dhe të filmave të shkurtër “DokuFest”, ofertë me filma të larmishëm është dhuruar për publikun.

 

“DokuFest” ka kthyer hijeshinë e para një viti në Prizren. Dita e tretë e tij ka vijuar me filma dokumentarë e ata të shkurtër, me bisedën në “Doku Talks” si ndërthurje e rrëfimeve historike dhe bashkëkohore të rezistencës dhe rikuperimit të hapësirave të ndryshme

Zgjedhjet për të parë filmat lënë në mëdyshje, kur në të njëjtën kohë e në të njëjtin orar shfaqen në gjashtë kinema në Prizren. Edhe të dielën, në ditën e tretë të festivalit ndërkombëtar të dokumentarëve dhe të filmave të shkurtër “DokuFest”, ofertë me filma të larmishëm është dhuruar për publikun.

Vizitorë të qytetit të Prizrenit tashmë mund të gjesh në çdo hap që kalon. Edhe rrugicat e skutat më të thella gjëmojnë nga lëvizjet e veturave dhe të njerëzve. Rrugës deri tek kinemaja e përzgjedhur për të ndjekur filmin në njërin nga gjashtë oraret e caktuara has në turistë nga rajoni e nga shtete të Evropës. Tashmë janë kryesisht hyrjet e kinemave aty ku turma mblidhet e radhët për të hyrë brenda janë të gjata. Zhurma e skanimit të biletave është bërë tani rutinë për vullnetarët me bluza të verdha si bletë punëtore të Festivalit.