Muzeu i Londër thotë se është pajtuar t’ia rikthejë Nigerisë artefaktet që ishin grabitur në shekullin e 19-të nga Mbretëria e Beninit, raporton BBC.
Muzeu Horniman ka thënë se 72 artefaktet do t’i transferohen Qeverisë së Nigerisë.
Në mesin e këtyre gjërave përfshihen 12 pllaka bronzi, të njohura si “Bronztë e Beninit”, një gjel prej bronzi dhe një çelës për pallatin mbretëror.
Vendimi i pason një kërkese në janar që ka bërë Komisioni Kombëtar Nigerian për Muzetë dhe Monumentet.
Muzeu në Londër, ka thënë se është konsultuar me anëtarët e komunitetit, vizitorët, fëmijët, akademikët, profesionistët dhe artistët me seli në Nigeri dhe Britani të Madhe.