Kulturë

“Liberte” në përplasje gjen hapin te vallëzimi

“Liberte” (Liria) nga koreografi Robert Nuha, realizuar nga “Noa Dance Theatre Company”, në kejin përballë Xhamisë së Sinan Pashës në kuadër të “Prizrenfestit” (Foto: Esad Duraki)

Në natën e katërt të festivalit ndërkombëtar të teatrit në ambient të hapur – “Prizrenfest” është dhënë premiera e performancës “Liberte” (Liria) i koreografit, Robert Nuha. Përmes vallëzimit bashkëkohor, dy kërcimtaret Altina Binaku e Lavdije Idrizi, kanë shpalosur edhe idenë për gjetjen e lirisë, që shpeshherë është e kufizuar. Ndërsa në kopshtin e Lumbardhit është paraqitur edhe shfaqja “Zgjimi i Pranverës” i autorit Frank Wedekind, nën regji të Zana Hoxhës

Premiera e performancës “Liberte” (Liria) nga koreografi Robert Nuha, realizuar nga “Noa Dance Theatre Company”, është shfaqur në natën e katërt të festivalit ndërkombëtar të teatrit në ambient të hapur – “Prizrenfest”. Në kejin përballë Xhamisë së Sinan Pashës, është shpalosur kërkimi i fundit koreografik bashkëkohor i Nuhës, nëpërmjet duetit, i cili në vete përmban përplasjet njerëzore me veten për ta gjetur qëllimin e jetës, për t’u përcaktuar, sikurse edhe luftën e vazhdueshme me mundësinë dhe pamundësinë e realizimit të qëllimeve.

Dy kërcimtaret, Altina Binaku dhe Lavdije Idrizi, në rolet e tyre herë e kanë gjetur lirinë për të vazhduar para, herë e kanë ndihmuar njëra-tjetrën e nganjëherë po ashtu janë bërë edhe pengesë për lirinë individuale.