Kulturë

“Paso Doble” në shoqërinë e tjetërsuar nga invazioni i teknologjisë

Në skenën e vendosur në kopshtin e kinemasë “Lumbardhi” është paraqitur trupa e teatrit “Anton Pann” nga Rumania, me shfaqjen “Paso Doble” (Hap i dyfishtë) nga autori Cristi Nedelcu, nën regji të Constatin Florescu

Aktorët e teatrit “Anton Pann” nga Rumania, me shfaqjen “Paso Doble” (hap i dyfishtë) janë përpjekur, që ta vënë në pah ndikimin e bullizmit në internet tek adoleshentët, sikurse edhe mënyrat për të luftuar kundër zhvillimit dhe promovimit të këtij fenomeni. Por edhe për të lehtësuar kuptimin e cenueshmërisë për individët

Një shfaqje me karakter ndërgjegjësues për adoleshentët, por edhe të rriturit në epokën e teknologjisë dhe të informacionit, është prezantuar të martën mbrëma në kuadër të natës së tretë të festivalit ndërkombëtar të teatrit në ambient të hapur – “Prizrenfest”. Në skenën e vendosur në kopshtin e kinemasë “Lumbardhi” është paraqitur trupa e teatrit “Anton Pann” nga Rumania, me shfaqjen “Paso Doble” (Hap i dyfishtë) nga autori Cristi Nedelcu, nën regji të Constatin Florescu.

Artistët nga Rumania me performancën e tyre janë përpjekur që ta vënë në pah ndikimin e bullizmit në internet tek adoleshentët, sikurse edhe mënyrat për të luftuar kundër zhvillimit dhe promovimit të këtij fenomeni, që po fiton terren gjithnjë e më shumë.