Kulturë

Botimet KOHA i pret bashkatdhetarët me ofertë deri në 80 për qind zbritje

Prej 3 gushtit, për një muaj Botimet KOHA sjell ofertën unike. Titujt e librave do të mund të blihen me zbritje deri në 80 për qind, në Librarinë KOHA (në foto) dhe në pikën e shitjes së Botimeve KOHA, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
 

Botimet KOHA i pret bashkatdhetarët me ofertë unike librash deri në 80 për qind zbritje dhe kjo tashmë është shndërruar traditë. Për nder të Muajit të Diasporës, ofron mundësinë që librat të blihen me zbritjen që pati gjatë Panairit të Librit.

“Gushti është muaji i diasporës. Tradicionalisht, si çdo vit, Botimet KOHA ua ofron bashkatdhetarëve të gjitha botimet e veta me çmimet e Panairit. Oferta vlen prej datës 3 gusht deri më 3 shtator 2022 dhe librat, me shumë zbritje, mund të blihen në Librarinë KOHA, në rrugën Sulejman Vokshi nr. 15, prapa Ministrisë së Kulturës”, thuhet në postimin e Botimeve KOHA.