Kulturë

Bota e pakufishme muzikore e pianistit autik

Elion Paloja, 13-vjeçari me prejardhje nga Gjakova, është dëshmi se përkushtimi është çelës për arritje. Nëpërmjet aktivizimit të tij artistik, ai s’mbetet veç në hallkat e njohjes së vetes, por edhe të përçimit të mesazheve kolektive
 

Kur gishtërinjtë i takohen me tastet e pianos, i ndryshon gjendja emocionale. Duket sikur hyn në një botë tjetër dhe i ndien veçantitë e tij. Spektri i lehtë i mesëm i autizmit në këtë mes nuk është kufizim i talentit, por, përkundrazi, shteg hapës jo vetëm në muzikë.

Tash një vit e gjysmë që nga takimi i parë me këtë instrument, familjarët e pranojnë se i ka ndryshuar edhe afirmiteti ndaj vetes. Entuziazmin e ka të lartë, secilën vepër e ndien me thellësinë e specifikave të veta. Ndërkaq një nga pjesët ku më së miri tregohet dashuria e tij ndaj muzikës është aftësia e interpretimit të një vepre veç duke e dëgjuar, pa pasur nevojë për partitura.