Estetika si element kryesor për performancat në hapësira publike

Estetika si element kryesor për performancat në hapësira publike

24 July 2017 10:33

Estetika është një prej elementeve kryesore në të cilën fokusohet kolektivi “Le G. Bistaki”. Për ta dhënë një performancë të arrirë në hapësira publike, ky grup zgjedh me kujdes secilin detaj.

Për skenografi motivohen nga arkitektura dhe strukturat e veçanta të lokacionit që zgjedhin për të performuar, shkruan sot “Koha Ditore”. E përmes këtij dizajni skenik, që përfshin ndriçim të veçantë dhe objekte që i shfrytëzojnë për të performuar, bëhet një lloj ilustrimi gati surreal.

Nuk është tërësisht cirk, e as vetëm vallëzim, por ka edhe elemente të teatrit. Gjuha e tyre nuk ka fjalë. Mesazhet i përçojnë përmes gjuhës së trupit. Në këtë formë, Florent Bergal, Sylvian Cousin dhe François Juliot, të veshur me kostume të bardha në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, dolën para publikut kosovar.

Të “armatosur” me lopata dëbore dhe me misër si një burim mendimi e debati, këta burra paraqesin një udhëtim koreografik e muzikor. Para se të dalin para publikut ata u bënë pjesë e një debati që zuri vend në sallën e teatrit “Oda”. Ky teatër është njëherësh edhe organizator i festivalit të artit në hapësirë publike “Hapu” që këtë vit shënoi edicionin e tretë.

“Le G. Bistaki” u bë pjesë e natës së fundit të festivalit, i cili zuri vend prej datës 19 deri më 23 të muajit korrik. Performancën e tyre e kanë titulluar “The Baina Trampa Fritz Fallen” dhe vijnë nga Franca. Në Prishtinë erdhën në kuadër të projektit që kanë me platformën ndërkombëtare të artit “In-Situ”, njëherësh edhe mbështetës i “Hapu”.

Për të shtjelluar përvojat e tyre dhe zgjedhjet artistike, bashkë me pjesëtarët e kolektivit francez ishte edhe aktori kosovar Dukagjin Podrimaj, i cili bashkë me Florent Mehemtin, njëherësh drejtor i festivalit, kanë krijuar performancën “X-Terr”.

Me performancën e kolektivit nga Franca e më pas me muzikë nga Blerta Kosova, u mbyll edhe edicioni i tretë i “Hapu” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme