Kulturë

Programi “VR” i fut shikuesit “brenda” filmave të animuar në “Anibar”

Galeria e qytetit në Pejë sivjet ofron programin “VR”. Filmat në “Anibar” mund të shikohen nga një pozicion shumë i rehatshëm, në kokërr shilte. Edhe pse në një hapësirë me të tjerët, aty shikuesit ndihen krejt vetëm

Derisa kinematë gjatë gjithë ditës shfaqin rrëfime të thurura me teknika e stile të ndryshme të animacionit, “Anibar” këtë vit adhuruesve të këtij zhanri të filmit ua ka dhënë edhe një mundësi të veçantë. Atë përtej kinemasë.

 

“VR” që deri vjet ishte veç një teknikë që mësohej në masterklasë e punëtori në “Anibar”, sivjet është bërë më i prekshëm se kurrë. Në kinemanë “Jusuf Gërvalla” gjatë ditës shfaqen filma të ndryshëm e shikuesit e kanë ekranin e përbashkët për t’i parë ata. Por, ata që duan që filmin e animuar ta përjetojnë krejtësisht ndryshe nga kjo, Festivali i Filmit të Animuar në Pejë ka dhënë një adresë: Galerinë e qytetit. Galeria është bërë një lloj ekspozite e asaj se çfarë audience e sheh në ekran përditë

Derisa kinematë gjatë gjithë ditës shfaqin rrëfime të thurura me teknika e stile të ndryshme të animacionit, “Anibar” këtë vit adhuruesve të këtij zhanri të filmit ua ka dhënë edhe një mundësi të veçantë. Atë përtej kinemasë.

Filmin e ka zhvendosur në një destinacion të veçantë, ku për herë të parë sjell një program me një përvojë të re për t’u futur në botën e filmit të animuar. Programi “VR” që deri vjet ishte veç një teknikë që mësohej në masterklasë e punëtori në “Anibar”, sivjet është bërë më i prekshëm se kurrë. Në kinemanë “Jusuf Gërvalla” gjatë ditës shfaqen filma të ndryshëm e shikuesit e kanë ekranin e përbashkët për t’i parë ata. Por ata që duan që filmin e animuar ta përjetojnë krejtësisht ndryshe nga kjo, Festivali i Filmit të Animuar në Pejë e ka dhënë një adresë: Galerinë e qytetit. Galeria është bërë një lloj ekspozite e asaj se çfarë audience e sheh në ekran përditë. E gjitha është veshur me imazhe animacioni të sistemuara me mjeshtëri. Posterët e filmave të edicionit të 13-të bashkë me përshkrime janë gjithandej. Por ajo që po e bën këtë galeri shumë të kërkuar këtë vit është programi “VR” i realitetit virtual. Filmat mund t’i shikojnë nga një pozicion shumë i rehatshëm, në kokërr shilte. Edhe pse në një hapësirë me të tjerët, aty shikuesit ndihen krejt vetëm.