Kulturë

Traileri i ri i “Justice League” zbulon heroin e ri misterioz

Traileri i ri i “Justice League” që u dha premier dje në San Diego e sjell edhe një hero të ri misterioz, shkruan NME.

“Në minutën e 1:41 të trailerit, Batmani është përballë një heroi që ka veshur pelerinë të kuqë, por që nuk është konfirmuar nëse është Superman apo Supergirl”, shkruan NME, transmeton Koha.net.

Traileri i ri sjell një paraqitje të shkurtër në betejën e Batmanit, Wonder Womanit, Flashit, Aquamanit dhe Cyborgut.

Spekulohet se personazhi i ri mund të jetë edhe Green Lanterni që bashkohet me “Justicve League”, për shkak të reflektimit të gjelbër që shihet në sytë e Alfredit.

Image

Image