Më shumë se 50 vjet kanë kaluar qysh kur ishte publikuar biografia e fundit për autorin, natyralistin, filozofin e aktivistin ikonik amerikan, Henry David Thoreau, dhe një libër i ri i shkëlqyeshëm për të, s’ka mundur të gjejë kohë më të mirë sesa tani për të dalë në publik.
Autori i “Walden” - një vepër që pasqyronte jetesën për dy vjet, dy muaj e dy ditë në brigjet e Walden Pond në Concord, Mass - ishte vizionar i messhekullit të nëntëmbëdhjetë i zhytur në çuditë e botës natyrore.
Thoreau hodhi themelet në një fushë që sot është e njohur si ekologji. Ai ishte një nga avokatët e parë për themelimin e një sistemi të parqeve nacionale, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ishte kampion i pasionuar i trajtimit etik të të gjitha gjallesave dhe përqafonte parimet e fesë lindore, duke shkaktuar zemërimin e fundamentalistëve që e akuzuan për blasfemi.
Dhe ai ishte njeri i devotshëm ndaj shkencës, së cilës ia ka dhënë 12 vëllime me shënime mbi amerikanët autoktonë të verilindjes së Shteteve të Bashkuara, të përmbledhura besnikërisht në kronologji sipas datave të lulëzimit të bimëve (një e dhënë e rëndësishëm për ndryshimet klimatike sot), dhe kishte bërë hulumtime të thella në seksionin e drunjve në pyje të djegura. I pyetur një herë se përse ishte kaq thellësisht kureshtar për gjërat, Thoreau ishte përgjigjur: “Çfarë tjetër ka në jetë”?... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.