Kulturë

Pandemia e përmbysi konceptin për shtëpinë

Për arkitektin italian Luca Molonari është mbresëlënëse sesi njerëzit po rikthehen sërish në çështjen bazike e të qenët prapë të gjithë bashkë, për faktin se është e nevojshme t’i ndajnë me njëri-tjetrin historitë, emocionet, ndjenjat, energjitë e gjërat materiale

Arkitekti italian Luca Molonari ka thënë se kuptimi për shtëpinë ishte bërë klishe, duke e parë vetëm funksionin për strehim, por pandemia e kishte përmbysur tërësisht këtë mentalitet. Ishte kthyer në vend të shenjtë, të sigurt dhe jo vetëm. Ai ka një shpjegim unik për të e për tryezën. Koncepte e qasje si këto, Molonari i ka zbërthyer në ligjëratën që ka mbajtur në Festivalin e Arkitekturës në Kosovë

Shtëpia ka qenë kryefjalë e njërës prej ligjëratave në kuadër të Festivalit të Arkitekturës, të premten mbrëma. Revolucionin e saj ndër vite e ka sjellë arkitekti italian Luca Molonari në ligjëratën me temën “Domestic landscape”. Kuptimin për shtëpinë ai e zbërthen përtej objektit, duke sjellë në rend të parë si definicion për strehim ndaj makthit që vjen nga jashtë. Shtëpinë si peizazh i brendshëm e ka perceptuar si vend ku mblidhen emocionet e gjenerohet vetë biografia e njeriut.

Për të qenë më i saktë në prezantimin e tij të premten mbrëma në “Kino Armatë”, ai ka bashkangjitur edhe ilustrime të cilat janë shfaqur gjatë gjithë ligjëratës. Të pranishmit patën rastin të përvetësojnë konceptin më të thellë, peizazhin e brendshëm, me këtë rast të shtëpisë. Përvojën prej arkitekti, kritiku, kuratori e profesori ka mëtuar ka reflektojë edhe te studentët kosovarë. Për ta bërë më të kuptueshëm konceptin, si shembull ka qenë pandemia që kishte goditur shtetin e Italisë dhe kishte lënë të vdekur rreth 150 mijë të infektuar. Kuptimi për shtëpinë ishte bërë klishe duke e parë vetëm funksionin për strehimin, por pandemia kishte përmbysur tërësisht këtë mentalitet. Ishte kthyer në vend të shenjtë, të sigurt, teksa ishte ndërruar çdo ditë në vend të punës, shkollë e spital.