Kulturë

Kolegët e kujtojnë Bajrajn si poet të himneve për lirinë njerëzore

“Në pjesën e dytë të krijimtarisë së tij, poezia e Xhevdetit është një poezi e mallit për vendin e vet. Në pjesën e parë, në vitet ’90, poezia e Xhevdes është një himn për lirinë e njeriut, prandaj është shumë e rëndësishme që jemi këtu sot. Ne jemi shumë me fat që e kemi pasur dhe ikja e tij ka qenë pikëlluese”, ka thënë shkrimtari e aktori Shpëtim Selmani, i cili ka lexuar disa poezi të Xhevdet Bajrajt

Në një ambient me tinguj të lehtë muzike, që ngjasonte me ndonjë hapësirë të vogël meksikane, në kafenenë “Soma Book Station” është kujtuar poeti Xhevdet Bajraj. Bajraj është kujtuar nëpërmjet poezive të tij.

“Jeto jetën/si plaku me flokë të thinjur që mund të ishte profet... janë vargjet e poezisë “Këshilla për nipin tim Arbenin”, që janë lexuar nga aktori e shkrimtari Shpëtim Selmani e që kanë hapur mbrëmjen kushtuar Bajrajt.