Kulturë

Gjermania do t’ia kthejë Afrikës artefaktet e grabitura

Koleksioni i pllakave të metalit dhe skulpturave të cilat dekoruan pallatin mbretëror të Mbretërisë së Beninit, çka tani përbën Nigerinë Jugperëndimore, ishin grabitur gjatë periudhës së kolonializmit. Skulpturat prej bronzi të cilat gjenden të shpërndara nëpër 20 muze të Gjermanisë kryesisht janë marrë nga forcat britanike kur pushtuan, dogjën dhe plaçkitën qytetin e Beninit më 1897
 

Gjermania është pajtuar që t’i kthejë artefaktet e grabitura afrikane, përfshirë edhe mbi një mijë skulptura prej bronzi të Beninit që do të riatdhesohen në Nigeri.

Koleksioni i pllakave të metalit dhe skulpturave të cilat dekoruan pallatin mbretëror të Mbretërisë së Beninit, çka tani përbën Nigerinë Jugperëndimore, ishin grabitur gjatë periudhës së kolonializmit. Skulpturat prej bronzi të cilat gjenden të shpërndara nëpër 20 muze të Gjermanisë kryesisht janë marrë nga forcat britanike kur pushtuan, dogjën dhe plaçkitën qytetin e Beninit më 1897.