Shuk Orani me veprën “B17” eksperimenton në Hamburg

Me një përzierje të ngjyrave verdh, kaltër, gjelbër, atë të zezë, si dhe me nuancat e ndryshme të tyre, projekti i artistit kosovar Shuk Oranit ka nisur të marrë formë në Hamburg të Gjermanisë.
I vendosur në “Ballindamm 17”, ky projekt i artistit koncpetual, Shuk Orani, paraqet një vepër murale me madhësi 12.5 me 4.5 metra, i cili po punohet drejtpërdrejt në mur. I tërë projekti ka nisur nga vetiniciativën e Oranit për të ofruar një vepër arti. “Ideja ka qenë vulosja me vetëdije e artit në shtresat arkitektonike ‘Balindamm 17’. Një shtresë të momentumit tonë, e ‘regjistruar’ në forma dhe ngjyra me mesazhe për të ardhmen. Në mural ka mesazhe të mbyllura në (kuvertë), të shkruara personalisht nga njerëzit”, ka thënë Orani
Me një përzierje të ngjyrave verdh, kaltër, gjelbër, atë të zezë, si dhe me nuancat e ndryshme të tyre, projekti i artistit kosovar Shuk Oranit ka nisur të marrë formë në Hamburg të Gjermanisë.
I vendosur në “Ballindamm 17”, ky projekt i artistit koncpetual, Shuk Orani, paraqet një vepër murale me madhësi 12.5 me 4.5 metra, i cili po punohet drejtpërdrejt në mur.
Por, përveç muralit “B17”, brenda këtij objekti Orani do të krijojë edhe një pikturë që do të jetë në kanavacë dhe e cila, siç ka bërë të ditur vetë Orani, do të ketë madhësinë rreth 5 me 4 metra.
I tërë projekti ka nisur nga vetiniciativën e Oranit për të ofruar një vepër arti. Projekti i dytë do të ketë mundësi të bartet dhe të ndërrojë vend, ndërsa e para do të mbetet aty dhe ende nuk dihet nëse do të mbulohet me një shtresë tjetër ngjyre, e cila do ta bëjë veprën të padukshme deri në një zbulim të së ardhmes apo, pronari i asaj ndërsyes do ta ruajë si një vepër të rrallë artistike.
“Ideja ka qenë vulosja me vetëdije e artit në shtresat arkitektonike ‘Balindamm 17’. Një shtresë të momentumit tonë, e ‘regjistruar’ në forma dhe ngjyra me mesazhe për të ardhmen. Në mural ka mesazhe të mbyllura në (kuvertë), të shkruara personalisht nga njerëzit”, ka thënë Orani.
Muri, në të cilin artisti tashmë ka filluar të pikturojë, i ngjan një ndërtesë të sapopërfunduar. Orani nuk ka përdorur asgjë për të ndërhyrë në mur, por ka vendosur që ta ruajë me tërë deformimet, me kthesat, gungat, zbrazësitë, gërryerjet e shenjat e tjera.
“Ballindamm” është një pjesë e rëndësishme historike e qytetit të Hamburgut, ndërsa “Ballindam 17” është njëra nga ndërtesat e kësaj pjese.
Krijimi i një vepre të re bashkëkohore, e cili ngërthen brenda vetes përzierjen e së kaluarës dhe së tashmes, sipas Oranit, është shumë e rëndësishme sepse paraqet një intervenim të ri dhe të qëllimshëm.
“E rëndësishmja në këtë çështje është ndoshta intervenimi i qëllimshëm në strukturat e një ndërtese historike, duke pasur parasysh zhvillimin dhe tempon enorme të lëvizjes së gjërave në momentumin tonë si shoqëri njerëzore,” ka bërë të ditur ai.
Lidhur me kategorinë e veprave te tij, Orani ka bërë të ditur se në përgjithësi krijimtaria e tij ka të bëjë me artin kontemporan, si dhe atë abstrakt-ekspresionit, të zhvilluar së voni.
“Në përgjithësi është aspekti bashkëkohor ai që me shtyn në krijimtarinë time. Pa marrë parasysh se cila pjesë e krijimtarisë, qoftë ajo e pikturës, skulpturës apo fotografisë, si dhe ajo e koncepteve, është gati se çdoherë zhanri kontemporan. Një stil i veçantë që është zhvilluar me kohë është ai abstrakt-ekspresionist,” ka thënë ai.
Kur jemi të teknikat me anë të së cilave një artist krijon veçantitë e veta, Orani thekson veçanërisht rëndësinë e krijimit të asaj që ai e quan “art-shkence”.
“Në një mënyre artisti është ‘përçues’ i një lloj mesazhi! Unë mendoj që teknika e ka rëndësinë e vet, vetëm nëse artisti krijon art-shkence!.. që si element krijimi është duke u përdorur me të shtuar në pjesë të ndryshme të botës. Që në një mënyrë paraqet një lloj ‘paraprirje’ edhe në zhvillimin teknologjik të shoqërisë njerëzore përmes artit”, ka shpjeguar Orani.
Sipas tij, për të krijuar një vepër arti është e rëndësishme edhe njohja e fushave të tjera, me theks të veçantë, shkencat e avancuara.
“Teknika që do e veçoja është leximi. E sidomos ai në shkenca të avancuara, si fizika kuantike, metafizika, astronomia dhe elemente te caktuara filozofik, e që ndikojnë në zhvillimin e mendjes, vetëdijes dhe sferave të tjera që presin të zbulohen në një të ardhme të afërt”, ka thënë ai.
Sa i përket të ardhmes së tij si artist, Orani ka veçuar avancimin dhe zhvillimin në pika të caktuara si profesionist.
Shuk Orani është artist multimedial, i cili jeton në Hamburg të Gjermanisë. Deri më tani ai ka marrë pjesë në rreth 30 ekspozita në vende të ndryshme, si Kinë, Gjermani, Francë, Britani të Madhe, Zvicër, Itali, Spanjë, Kosovë, Kroaci.
Disa nga ekspozitat e tij të njohura si “Long term” vazhdojnë të jenë të hapura nëpër vende të ndryshme të botës. Vepra “B17”, sipas parashikimeve të vetë autorit, ai do të finalizohet tek në shtator të këtij viti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.