Kulturë

“Hapu” mbyllet me mesazhe kundër monotonisë e me koncert unik

Performanca e kolektivit “Haveit” bashkë me koncertin e mbajtur në teatrin “Oda” kanë përmbyllur edicionin e 8-të të festivalit “Hapu”, që këtë vit ka bërë thirrje për ndryshimin e njerëzve në raport me sjelljen ndaj tokës

Festivali i artit në hapësirë publike “Hapu” ka mbyllur edicionin e tij të tetë me performancë të mbajtur në “Taukbashçe” nga “Haveit” e më pas edhe më koncertin “Krejt super” në teatrin “Oda”.

 

Festivali i artit në hapësirë publike “Hapu” ka mbyllur edicionin e tij të tetë me performancë të mbajtur në “Taukbashçe” nga “Haveit” e më pas edhe më koncertin “Krejt super” në teatrin “Oda”.

Derisa në kryeqytet kishte filluar të binte muzgu dhe shumë njerëz kishin dalë të ecnin nëpër natyrën e pastër dhe plot gjelbërim të parkut “Taubashçe”, vëmendjen e gjithsecilit e mori tavolina e vendosur në mes të livadhit.