Figurë shumë motivuese e ka cilësuar skulptori Nagip Tashi gruan shembull nga Krusha e Madhe, Fahrije Hoti, të cilës ia ka krijuar një mozaik në dru.
Ai ka bërë të ditur se portreti do t’i shtohet ekspozitës “Gjama” që do të hapet në Fishtë në fundjavë.
Sipërmarrësja Fahrije Hoti, së fundi u bë emër i njohur botëror pasi rrëfimi i saj jetësor është shpalosur në filmin “Zgjoi” të Blerta Bashollit, i cili ishte në garë për nominim për “Oscar”.
Tashi njihet për mozaikët e tij. Shumë fytyra të njohura kombëtare e ndërkombëtare kanë qenë cak i punës së tij.
Fahrije Hoti Mozaik në dru Dim: 70cm x 50cm Ekspozitës ,, Gjama" e cila do të hapet në Fishtë për fundjavë tek Mrizi...
Posted by Nagip Tashi on Tuesday, June 21, 2022