Kulturë

Qyteti parahistorik i Ashurit rrezikohet nga diga që po ngrihet shkaku i thatësisë

Diga “Makhoul” ndodhet afërsisht 25 milje nga qyteti antik, që jo vetëm që do ta përmbyste atë së bashku me më shumë se 200 lokalitete të tjera të trashëgimisë, por gjithashtu do të zhvendoste deri në 250 mijë njerëz që aktualisht jetojnë në zonë
 

(Art News) Iraku, duke u përballur me një kërcënim për furnizimin e tij me ujë si rezultat i krizës së vazhdueshme klimatike, po shqyrton krijimin e një dige të re që mund të përmbysë qytetin antik të Ashurit. Qyteti sapo u rihap për publikun në prill.

Diga “Makhoul” ndodhet afërsisht 25 milje nga qyteti antik, që jo vetëm se do ta përmbyste atë, së bashku me më shumë se 200 lokalitete të tjera të trashëgimisë, por gjithashtu do të zhvendoste deri në 250 mijë njerëz që aktualisht jetojnë në zonë.