Kulturë

“Sunny Hill Festival” rikthehet në Prishtinë pas një javë përplasjesh mes institucioneve

Sunny Hill - Festival
KOHA ka kontaktuar organizatorët e “Sunny Hill festival”, por ata nuk janë deklaruar përtej asaj që është thënë në njoftim, me arsyetimin se janë marrë vesh që komunikimi me publikun të bëhet me dakordimin e të tria palëve

Gjashtë ditë pasi organizatorët e festivalit “Sunny Hill” njoftuan për zhvendosjen e Festivalit dhe akuzuan institucionet për zvarritje procedurale e politizim të procesit, ata kanë gjetur gjuhë të përbashkët me Qeverinë dhe Komunën e Prishtinës.

 

Të tria palët për gati një javë kanë pasur akuza për njëra-tjetrën. Por të martën kanë konfirmuar së bashku se më 4, 5,6 dhe 7 gusht Prishtina do të jetë nikoqire e “Sunny Hill Festival” e po ashtu se do të vazhdojë procesi për një lokacion të përhershëm për këtë organizim. “Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe ‘Sunny Hill Festival’ bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të Festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë. Institucionet qendrore dhe lokale bashkërisht, sipas mandatit që kanë, do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm”, shkruhet në një deklaratë të përbashkët midis Komunës, Qeverisë dhe organizatorëve të Festivalit

Gjashtë ditë pasi organizatorët e festivalit “Sunny Hill” njoftuan për zhvendosjen e Festivalit dhe akuzuan institucionet për zvarritje procedurale e politizim të procesit, ata kanë gjetur gjuhë të përbashkët me Qeverinë dhe Komunën e Prishtinës.

Të tria palët për gati një javë kanë pasur akuza për njëra-tjetrën. Por të martën kanë konfirmuar së bashku se më 4, 5,6 dhe 7 gusht Prishtina do të jetë nikoqire e “Sunny Hill Festival” e po ashtu se do të vazhdojë procesi për një lokacion të përhershëm për këtë organizim.