Kulturë

Skulpturat e Hënës dhe NFT-të që bënë bujë në “Art Basel”

Panairi kryesor i artit bashkëkohor në botë ka marrë një kthesë futuriste këtë vit, duke u ofruar blerësve mundësinë për të parë skulpturat e tyre të vendosura në Hënë
 

(AFP) – NFT-të kanë bërë bujë në panairin e “Art Basel” në Zvicër, ku bota e aseteve digjitale po merr hov. Panairi kryesor i artit bashkëkohor në botë ka marrë një kthesë futuriste këtë vit, duke u ofruar blerësve mundësinë për të parë skulpturat e tyre të vendosura në Hënë.

Artisti Jeff Koons planifikon të dërgojë 125 skulptura në miniaturë në Hënë me kompaninë “SpaceX” të multimiliarderit Elon Musk.