Kulturë

Rikthimi në Konventën Evropiane të Teatrit, mundësi për zhvillimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Në mbledhjen e Asamblesë së “European Theatre Convention”, që po mbahet në Pragë, Teatri Kombëtar i Kosovës ka marrë votat e 32 anëtarëve për t’u bërë pjesë e këtij rrjeti
 

Teatri Kombëtar i Kosovës është rikthyer në Konventën Evropiane të Teatrit, pas mungesës prej gati tetë vjetësh. TKK-ja, nëpërmjet njoftimit në rrjete sociale, ka bërë të ditur se ka arritur të marrë votat e nevojshme për t’u bërë pjesë e këtij rrjeti.

“Nga sot Teatri Kombëtar i Kosovës iu bashkua familjes së madhe të ‘European Theatre Convention’, thuhet në njoftimin e TKK-së, i cili në këtë rrjet qe pranuar më 2013, por vetëm një vit pas, në fund të 2014-s, u tërhoq.