Kulturë

Vazoja kineze e periudhës Qianlong shitet për 1.7 milionë euro

Një vazo “jashtëzakonisht e rrallë” e shekullit të 18-të, e blerë në vitet e 1980-a për disa qindra paundë dhe e mbajtur në kuzhinë, u shit për 1.449.000 funte mbi 1.7 milionë funte. Vazoja 60 centimetërshe me glazurë të kaltër dhe e praruar në argjend ishte krijuar për oborrin e Perandorisë Qianlong.

Dekoruar me lejlekë dhe lakuriq nate, ajo ishte vlerësuar se do të shitej, në ankand, në mes të 100.000 – 150.000 paundë. Vazo ishte në pronësi të një kirurgu i cili ia dha atë të birit që s’e kishte kuptuar vlerën e saj.

“Dreweatts Auctioneers”, me seli në Berkshire në Angli, ka thënë se vlera dhe historia e saj e vërtetë u zbulua vetëm kur një specialist i antikuarëve e vuri re atë. Ajo u shit te një blerës ndërkombëtar, nëpërmjet telefonit. Çmimi fillestar ishte 1.200.000, ndërsa ofruesi paguante 1.449.000 paundë, përfshirë edhe premiumin e blerësve.

“Ne jemi të kënaqur me këtë rezultat të jashtëzakonshëm. Ne pamë një interesim të madh nga Kina, Hong Kongu dhe Britania e Madhe, gjë e cila rezultoi në një ofertë konkurruese”, ka thënë Mark Newstead nga shtëpia e ankandit.

Sipas tij, vazoja ka në të “dinstiktivin” me gjashtë karaktere të periudhës Qianlong (1736-1795).

“E kaltra e pasur me kobalt shpesh i referohet të ‘kaltrës së sakrificave; që rrjedh nga përdorimi i këtyre enëve, në glazurë të ngjyrosur, gjatë flijimeve në Altarin Perandorak të Qiellit”, shkruhet në njoftim.

Është jashtëzakonisht e rrallë të shohësh vazo të pikturuara në argjend të praruar dhe të flakëruar në ari, si pasojë e vështirësive për ta kontrolluar të punuarit e tij. “Një porcelan i tillë, i zbukuruar në ar dhe argjend, nuk është dokumentuar kurrë më parë”.

Ai shtoi se lejlekët dhe lakuriqët e natës, të cilët shihet në vazo, nënkuptonin jetëgjatësi dhe prosperitet.

Marrë nga “The Guardian”. Përktheu: Mirjetë Sadiku