Kulturë

“Humbja” në Tuz e Ulqin si fitore e letërsisë që i bashkon shqiptarët

Fiks 138 ditë pasi mori shpërblimin “Rexha Surroi” për letërsi në Prishtinë, “Humbja” me autor Mark Pashkun është përuruar në Malësi, aty ku e ka zanafillën romani, ku gjëllin tema e tij dhe që është vendlindja e autorit
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Në ato që konsiderohen si kryeqendra të hapësirave shqiptare, përurimi i një vepre do të ishte ngjarje e rëndomtë, por në Tuz e Ulqin, “Humbja” kontekstualizohet si fitore e letërsisë që i bashkon shqiptarët. Jo se aty nuk ka përurime librash a lexues. Vepra e Mark Pashkut, prej një vendi të vogël erdhi në qendër, në Prishtinë, mori shpërblimin “Rexhai Surroi” për letërsi të vitit 2021, e në fillim të javës u rikthye në dy vendet shqiptare në Mal të Zi bashkë me mesazhin se është kultura ajo që i bashkon shqiptarët. Tema e kësaj vepre është tjetër kapitull: ka të bëjë me fatin e qenies shqiptare, me dinjitetin, ikjen, denigrimin dhe jo vetëm

Tuz, Ulqin, 10 maj – E para fjali që e hap “Humbjen” vjen në formë pyetjeje nëse mendohet ndonjëherë së “gjërat në jetë janë të paracaktuara”. S’ka të bëjë me fatin e romanit. As të shkrimtarit. E natyrshme, rrugëtimi i tij deri te një çmim nuk qe i paracaktuar: konkurroi me shifër, autori qe anonim për jurinë e çmimit të njohur për letërsi, laureatë të të cilit deri më tash janë emrat më në zë të letrave shqipe.

Vepra e Mark Pashkut prej një vendi të vogël erdhi në qendër, në Prishtinë, mori shpërblimin “Rexhai Surroi” për letërsi të vitit 2021, e në fillim të kësaj jave u rikthye në Tuz e Ulqin jo vetëm si fitues çmimi.